Vendosni fjalën kyçe....

11 viktima dhe 318 raste të reja lidhur me Covid-19 në 24 orët e fundit


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar buletinin e të dhënave të pandemisë për 24 orët e fundit.

Në 24 orët fundit janë shënuar pozitivë 318 raste të reja dhe kanë humbur jetën 11 persona. Kështu që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 56,572, ndërsa ai i viktimave në 1164.

Janë kryer 1508 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 318 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 134 raste në Tiranë, 29 raste në Fier, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 12 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës, 8 raste në Elbasan, 7 raste në Shkodër, Berat, Delvinë, 6 raste në Mirditë, Mallakastër, Kamëz, 5 raste në Korçë, Mat, 4 raste në Has, Gjirokastër dhe Dibër, 3 raste në Krujë, Lezhë, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 1 rast në Kurbin, Tropojë, Bulqizë, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 32,122 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 296 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me Covid19; 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Peqini, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani të moshave 51-81 vjeç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *