Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në një intervistë për Çim Peka Live në Syri TV, theksoi se opozita do shkojë e bashkuar në zgjedhje.
Por Basha nuk sqaroi nëse do regjistroheshin në një listë me LSI-në apo në lista të ndara duke thënë se e rëndësishme është maksimalizimi i votës.
“Rama është pakicë edhe brenda socialistëve. Opozita do ta maksimizojë votën e saj përmes strategjisë më të mirë dhe me bashkimin më të madh të forcave politike. Ne nuk do të lejojmë që asnjë votë të shkojë kot.
As unë dhe asnjë nga aleatët e mi nuk do të ndalet për të garantuar atë që shqiptarët duan: largimin e Edi Ramës dhe ndryshimin. Natyrisht vendimi do kalojë përmes një dialogu të hapur dhe pa paragjykime. Ne nuk do të bëjmë kalkulime personale pasi kemi vetëm një aspiratë: t’i japim zë ndryshimit”-tha Basha.