Policia amerikane ka publikuar pamjet e shpërthimit të fuqishëm që tronditi kryeqytetin e Tenesi, Nashville Ditën e Krishtlindjes.
Pamjet e kapura janë filmuar nga një kamera e cilësisë së lartë në shërbim të policisë. Një furgon i ngarkuar me eksploziv shpërtheu në orët e para të mëngjesit duke tronditur mbarë zonën në qendër të qytetit. Në pamje duket një oficer policie që largohet pak sekonda para se shpërthimi të ndodhë.
Sipas policisë, autori i dyshuar u shpërthimit është 63-vjeçari Anthony Quinn Warner, i cili besohet se ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Policia po verifikon ato që u duken si mbetje njerëzore pas shpërthimit.
“I dyshuari humbi jetën në shpërthim dhe motivet e tij mbeten një mister.” – thanë autoritetet që shtuan se është ende herët për të arritur në përfundim.