Vendosni fjalën kyçe....

“I dashur z. Endri Fuga…” – Këshilltari i Ramës mërzitet me BE-në për vaksinat, Rusia i ofron Sputnik V


Dy ditë më parë, këshilltari i kryeministrit Rama, Endri Fuga, ‘ankohej’ në Tëitter mbi postimin e shefes së KE-së, Von der Leyen, teksa kjo e fundit njoftonte se vaksina kundër Covid-19 ishte shpërndarë te të gjitha vendet e BE-së.

Fuga shkruante se shpërndarja e vaksinës është lajm i shkëlqyer por theksonte se Ballkani Perëndimor është lënë i vetëm në procesin e vaksinimit edhe pse në total popullsia e tij është sa ajo e një vendi të BE-së.

‘Ankesa’ e Fugës nuk ka rënë në vesh të shurdhër pasi Rusia është treguar e gatshme për ta furnizuar Shqipërinë me vaksinën e saj kundër Covid-19, Sputnik V.

Oferta ka ardhur nga ambasada ruse në Tiranë, që në një postim në faqen e saj në Facebook, i shkruan këshilltarit të kryeministrit Rama, Endri Fuga, se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën Sputnik V në Shqipëri.

“I nderuar z. Endri Fuga,

Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte (https://rdif.ru/Eng_Index/) është autorizuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliardë dozat e preparatit. Në çdo rast, e përsërisim informacionin e postuar më parë për karakteristikat dhe avantazhet e saj në krahasime me një sërë vaksinash të tjera.” – thuhet në postimin e Ambasadës Ruse.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *