Vendosni fjalën kyçe....

KED-ja interviston sot Sonila Bejtjan për vakancën në Gjykatën Kushtetuese


Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, duket se do i hapë sot rrugën një tjetër kandidateje për të plotësuar vakancat në Gjykatën Kushtetuese.

Në mbledhjen e sotme KED-ja do realizojë procedurën për vlerësimin dhe pikëzimin e kandidates Sonila Bejtja.

Bejtja kandidon për vakancën që do përzgjidhet nga Presidenti i Republikës.

Bejtja do jetë anëtarja e 7 e Gjykatës Kushtetuese nëse zgjidhet.

Njoftimi i KED:

Brenda afatit 5 ditor nga përfundimi i procedurës së verifikimit, të parashikuar nga neni 239/1 i ligjit nr. 115/2016, ditën e hënë datë 28.12.2020, ora 10:00, thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:

Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019

Miratimi i ekspertit per vlerësimin e nivelit te zotërimit te gjuhës së huaj (atë angleze), te deklaruar nga kandidati i lejuar per vendin vakant ne Gjykaten Kushtetuese.

Ndërprerje e procedurës se vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese për kandidatin e lejuar– Altin Binaj

Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatëve të lejuar:Sonila Bejtja.

Zhvillimi i intervistës me kandidatët e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019, si më poshtë: Sonila Bejtja.

Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatët e lejuar. Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *