Vendosni fjalën kyçe....

Kina kritikon ashpër SHBA-në: Të mos i fusë më hundët në punët tona të brendshme


Kina tha se ‘kundërshton me forcë’ ligjet e reja të SHBA-së mbi Tajvanin dhe Tibetin, si dhe presionin nga Uashingtoni për të liruar aktivistët e Hong Kongut, të akuzuar për kalimin e paligjshëm të kufirit.

“Kina i kërkon SHBA-së të ndjekë me zell ligjin ndërkombëtar dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të ndalojë menjëherë ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës përmes çështjes së Hong Kongut.” – u tha gazetarëve zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Zhao Lijian, në një konferencë shtypi të hënën.

Ambasada Amerikane në Kinë kërkoi më herët ‘lirimin e menjëhershëm’ të 12 aktivistëve nga Hong Kongu, të cilët u arrestuan nga Rojet Bregdetare në ujërat kineze ndërsa përpiqeshin të arratiseshin me një gomone drejt Tajvanit. Dhjetë persona nga grupi u akuzuan për kalim të paligjshëm të kufirit.

Zhao denoncoi deklaratën si një përpjekje për të ndërhyrë në ‘sovranitetin gjyqësor’ të Pekinit.

“Kina është një komb ku sundon ligji, ku ligjet duhet të respektohet dhe shkeljet duhet të hetohen. Kina kundërshton me forcë ndërhyrjet amerikane mbi Tajvanin dhe Tibetin, të cilat u nënshkruan nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të dielën.” – shtoi diplomati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *