Vendosni fjalën kyçe....

Lihet i lirë ish-gjyqtari Alaudin Malaj, u ndalua para dy ditësh nga policia


Ish-gjyqtari Alaudin Malaj është liruar ditën e sotme dy ditë pasi u ndalua nga policia. 49-vjeçari u ndalua dy ditë më parë pas një përplasjeje më djalin e mitur pranë Liqenit Artificial.

Në seancën e sotme, gjykata vendosi detyrim paraqitjeje për Malajn. Ky i fundit është konfliktuar për pronësinë e një mjeti me djemtë e mitur ndërkohë që ata kishin një urdhër mbrojtjeje dhe ai e kishte të ndaluar t’u afrohej.

Sipas policisë, Malaj ka rastisur në një parkim me fëmijët e mitur dhe ka shkelur urdhrin e mbrojtjes për të mos iu afruar atyre, të cilët kishin urdhër mbrojtjeje pas divorcit të tij me bashkëshorten.

Në videot e shpërndara në rrjet u shfaq Malaj që u përfshi në një konflikt verbal me djemtë para se të shoqërohej në polici.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *