Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Nuk më ka njoftuar askush për ndërprerjen e negociatave me Greqinë


Presidenti Ilir Meta në një intervistë për emisionin Qou Vadis në Vizion Plus, foli ndër të tjera edhe për çështjen e detit.

Meta theksoi se ai nuk ka marrë njoftim zyrtar lidhur me ndërprerjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ai nënvizoi se asnjë aktor vendas nuk duhet të marrë përgjegjësi që dalin jashtë përgjegjësive.

Presidenti i Republikës nuk ka asnjë njoftim zyrtar, lidhur me ndërprerjen e negociatave midis dy vendeve për këtë çështje. Së dyti, e theksova dhe më parë, asnjë aktor vendas nuk duhet të marrë përsipër përgjegjësi, që dalin jashtë përgjegjësive, që ka përcaktuar Kushtetuta dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje”-deklaroi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *