Vendosni fjalën kyçe....

Metani letër Gjonajt: Duhet ulur kriteri i përvojës për të bërë funksionale ILD-në, të ndryshohet ligji


Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, i është drejtuar me një letër ministres së Drejtësisë, Gjonaj, duke i kërkuar që të ndërhyhet në ligjin në mënyrë që të lehtësohet përzgjedhja e inspektorëve të ILD-së.

Sipas ligjit në fuqi, për të qenë kandidat për në ILD duhet të ketë të paktën 13 vite përvojë, ndërsa Metani propozon që ku kufi të ulet në 7 vite.

Kreu i institucionit në fjalë i ka çuar Gjonajt edhe një listë me propozime që sipas tij do mundësojnë funksionimin sa më të mirë të ILD-së.

“Me qëllim adresimin e këtyre problematikave dhe garantimin e përmbushjes së kompetencave kushtetuese dhe ligjore të këtij organi, vlerësojmë të nevojshme ndërmarrjen e nismës për propozimin e ndryshimeve ligjore në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar.

Bashkëlidhur kësaj shkrese, lutem gjeni propozimet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për ndryshime në aktet ligjore të sipërcituara të strukturuara në formën e një projektligji dhe të shoqëruara me relacionet shpjegues. Nëpërmjet këtyre propozimeve synohet:

-Garantimi i funksionimit të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nëpërmjet plotësimit të vakancave të pozicioneve inspektorë.

-Trajtimi i njëjtë financiar i inspektorëve magjistratë dhe jomagjistratë që ushtrojnë funksionin pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

-Rregullimi i marrëdhënies ndërmjet Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe inspektorëve gjatë fazës së verifikimit të ankesave, hetimit disiplinor dhe inspektimit.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

INSPEKTORI I LARTË I DREJTËSISË


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *