Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq, pezullohen lundrimet nga Porti i Durrësit


Lundrimet nga Porti i Durrësit janë pezulluar për dy ditë për shkak të përkeqësimit të motit.

Përveç Durrësit, lundrimet janë bllokuar edhe nga pala italiane.

Edhe anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat ka disa ditë që qëndrojnë të bllokuara.

Shkak i një mase të tillë është bërë moti i keq, i cili është shoqëruar me erë të fuqishme nga jugu.

Forca e dallgëve raportohet se është 8 deri 9 ballë. Ditët e fundit disa zona në vend janë pushtuar nga reshjet e dëborës dhe të shiut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *