Një grup të rinjsh në qytetin siberian të Tomskut në pritje të verës organizuan një mbrëmje me rroba banje, jashtë në dëborë edhe pse temperaturat shënonin minus 39 Celsius.
Pamjet e festës së çmendur u postuan në rrjetet sociale ku tregohen një grup të rinjsh që kërcejnë në një shesh të mbuluar me dëborë përpara një peme të zbukuruar.
Temperatura në Tomsk në kohën e xhirimit të videos ra në minus 39 Celsius, sipas një telefoni të njërit prej të rinjve që mori pjesë në festë.
Festa kishte për qëllim të shënonte ditëlindjen e një prej pjesëmarrësve, i cili kishte pritur qëllimisht për një ditë veçanërisht të ftohtë për të bërë videon.