Nuk do të zhvillohet sonte ndeshja mes Menchester City dhe Everton.
Klubi anglez ka konfirmuar se sfida e parashikuar të luhet sonte, është shtyrë për shkak të disa rasteve pozitive me COVID-19 në kampin e “qytetarëve”.
City nuk tregoi numrin e saktë të të infektuarve pas testimeve të reja, por bëri të ditur se janë disa raste të reja pozitive, krahas atyre që dolën ditë më pas për Krishtlindje.
Xhiron e kaluar City nisi ngritjen në renditje pas një starti të dobët në Premierligë.
Aktualisht, renditet në pozitën e gjashtë me 26 pikë, gjashtë pikë me pak se Liverpooli, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.