Vendosni fjalën kyçe....

Sindikata e Minatorëve i bën thirrje Ramës: Mbaj premtimin që dhe publikisht për “Statusin e Minatorit”


Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës ka dorëzuar në Kuvend një peticion me mbi 10 mijë firma për të kërkuar miratimin e ‘Statusit të Minatorit’.

Pas një fushate disa ditore nëpër qytetet e ndryshme të vendit ata ua dorëzuan kërkesat e tyre për miratim deputetëve të parlamentit.

Ata theksojnë se ‘Statusi i Minatorit’ është një premtim i pambajtur i kryeministritt Rama e qeverisë së tij. Sipas përfaqësuesve të SMBB-së, kreu i qeverisë Rama e ka bërë premtimin për miratimin e statusit që në maj 2009, gjatë një vizite në Bulqizë.

Minatorët bëjnë thirrje për mbajtjen e premtimit nga kryeministrit. Po kështu ata theksojnë se edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, ka premtuar miratimin e ‘Statusit të Minatorit’ në 6 korrik 2012, një vit para se PS-ja të vinte në pushtet pas zgjedhjeve të vitit 2013.

“Ne do ta firmosim statusin e minatorit pas 28 qershorit si një akt koshience dhe njëkohësisht si një akt faljeje, që ne me atë firmë do t’ia u kërkojmë të gjithë atyre që sot nuk janë më.” – Ky ka qenë premtimi elektoral i Edi Ramës, kryeministrit aktual, më 1 maj 2009.

Pas më shumë se 7 vitesh në pushtet, Statusi i Minatorit jo vetëm që nuk është miratuar, por kushtet e minatorëve janë njësoj, në mos edhe më keq. Më shumë se 50 minatorë janë vrarë prej vitit 2013; 4 vetëm gjatë muajit të shkuar. Përgjegjësia u është lënë gjithmonë të vrarëve, duke lënë në mjerim edhe familjet e tyre.

Protestat e minatorëve janë shtypur me dhunë e paligjshmëri, prej shtetit në funksion të pronarëve, siç ndodhi në fundin e vitit 2019 kur qeveria u bë notere e kompanisë Albchrome.

Sa vite i duhen një qeverie për të miratuar një ligj kaq të rëndësishëm dhe kaq të vonuar për minatorët? Një ”borxh”, siç e ka quajtur vetë Edi Rama?!

Përgjigjen, minatorët dhe 10 700 nënshkruesit e peticionit për Statusin e Minatorit, presim ta marrim një orë e më parë!” – shkruan sindikata në një postim në faqen e saj në Facebook.

Deklarata e Ramës në 1 maj 2009

“Ne do ta firmosim statusin e minatorit pas 28 qershorit si një akt koshience dhe njëkohësisht si një akt faljeje, që ne me atë firmë do t’ia u kërkojmë të gjithë atyre që sot nuk janë më.”

Deklarata e Ballës në 6 korrik 2012

“Në themel të programit politik për minierat është statusi i minatorit dhe menaxhimi i minierave në mënyrë transparente.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *