Vendosni fjalën kyçe....

Arsenal kthehet te fitoret, mund Brighton & Hove Albion 


Pas Chelseat, Arsenal ka fituar sonte edhe në Brighton & Hove Albion me rezultat të ngushtë 0-1. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Alexandre Lacazette në minutën e 66-të te ndeshjes

Arsenali ka arritur që të shënojë fitoren e dytë rresht në Premier Ligë ku ka mposhtur me rezultat 0-1

Ishte kjo fitorja e dytë rresht e Arsenalit, pas fitores në vikend kundër Chelsat.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për vendasit të cilët vazhdimisht sulmuan dhe arritën që të krijojnë një rast të mirë të cilin e priti Leno.

Në pjesën e dytë ishin Arsenal që ishin më të mirë dhe disa herë sulmuan portierin vendas për të gjetur golin e parë.

Goli erdhi në minutën e 66-të dhe atë e shënoi në prekjen e parë të topit Alexandre Lacazette që një minutë më vonë e kishte zëvendësuar Martinellin.

Pas kësaj Brighton nuk ishte i fuqishëm për të gjetur golin edhe pse disa herë e kërkuan por Arsenali mbrohej mirë.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti mesfushori kosovar, Granit Xhala që pati një paraqitje solide derisa për Brighton edhe në këtë ndeshje nuk luajti asnjë minutë Andi Zeqiri, për të cilin është bërë e zakonshme qëndrimi në bankë në Brighton.

Kjo fitore e ngrit Arsenalin në 20 pikë, shtatë më pak se vendi i katër Manchester United, vend ky që është synim i skuadrës londineze.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *