Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi për ndryshimet në qeveri: Riciklim të korruptuarish për shkak të luftës së klaneve për pushtet


Riciklim të të korruptuarve për shkak të luftës mes klaneve në pushtet i ka quajtur numri dy i PD-sëm Bardhi, ndryshimet e sotme në qeveri të kryeministrit Rama.

Në një reagims në rrjetet sociale, ai shkruan se kreu i qeverisë është i lodhur, i vjetëruar, pa ide e i pafuqishëm për të ndaluar luftën që dobën ekonominë për interesa private.

Bardhi thekson se në 8 vite Rama nuk ka ofruar asgjë tjetër veçse dështim e se tani është koha për shpresë të re e ndryshim.

“Nuk ka ndryshime në qeveri, ka riciklim të të korruptuarve për shkak të luftës mes klaneve në pushtet. Edi Rama është i lodhur, i vjetëruar, pa ide, pa ekip dhe i pafuqishëm për të ndaluar këtë luftë që dobëson ekonominë për interesa privatë. Në vend që të ndihmojë financiarisht dhe të rrisë punësimin për shqiptarët, Rama u siguron punë vetëm miqve të tij. Edi Rama është një dështim. Ai është i paaftë të ndryshojë gjërat dhe vazhdon të bëjë keq e më keq. Vendit nuk i duhen arnime të vjetëruara, por i duhet ndryshim. Prej 8 vitesh Edi Rama ka ofruar veç dështime dhe një qeveri që kujdeset vetëm për veten. Mjaft më! Është koha për të sjellë ndryshimin dhe shpresë të re në Shqipëri. Është koha për të zgjedhur një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten e saj.” – shkruan Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *