Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Pas 7 vitesh Rama mund të ofrojë vetëm të tjera dështime, vendi ka nevojë për shpresë


Kreu i PD-së, Basha, ka akuzuar kryeministrin se në vitet e qeverisjes së tij ka bërë vetëm premtime boshe e ka gënjyer.

Kryedemokrati theksoi se kostoja e jetesës në vend rritet dita-ditës, se papunësia shtohet dhe se bizneset e dyqanet qe mbyllen mbyllen.

Basha thekson se pas 7 vitesh në qeveri Rama nuk mund të ofrojë gjë tjetër veç dështimeve të tjera. Ai thekson se Shqiopëria ka nevojë për ndryshim, për një qeveri që kujdeste për popullin.

“Edhe në fundit të vitit, Rama bëri atë që di të bëjë: gënjeu. Ai i ka dhënë Shqipërisë vetëm premtime boshe. Ai gënjen kur flet për ndihmë ekonomike. Fakti është se Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Kosto e jetesës rritet dita ditës, papunësia shtohet përditë, bizneset dhe dyqanet mbyllen dhe familjet shqiptare nuk marrin ndihmë nga qeveria.

Por këto fakte nuk e pengojnë Ramën të gënjejë dhe të thote se “çdo gjë është në rregull”. Kur i mohon problemet ku je zhytur, si mund t’i zgjidhësh ato? Kupa është mbushur! Pas 7 vitesh dështime, Rama mund të ofrojë vetëm dështime të tjera më të mëdha. Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për popullin, jo një qeveri që kujdeset për veten. Ky vit i keq do të kalojë dhe ne sëbashku do t’i kthejmë shpresën Shqipërisë.” – shkruan Basha në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *