Kompania ‘Big Alb Group’ pjesë e së cilës ëshët rrjeti i supermarketeve Big Market ka akuzuar portalet për gjobvënie. Bëhet fjalë për vdekjen e një punonjëseje të supermarketit Big Market në zonën e Yzberishit.
Portalet që kanë publikuar lajmin shkruajnë se se sipas denoncimeve të qytetarëve, punonjësja në fjalë kishte ndërruar jetë pas një aksidenti në vendin e punës.
Ndërkohë që kompania reagoi ditën e sotme duke thënë se punonjësja me iniciale M.Sh. ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale për shkak të një hemorragjie cerebrale.
Në njoftimi për media ajo theksoi se ‘i përgënjeshtron me forcë lajme e portaleve gjobvënëse të cilat nuk njohin kufij apo normë morali profesional’.
Po kështu Big Market sqaron se mjediset e supermarketit janë të mbikëqyrura nga kamerat 24 orë dhe mund të verifikohet lehtësisht ajo që ka ndodhur me të ndjerën.
Deklarata e Big Market
“Big Alb Group” hedh poshtë me forcë lajmet e rreme që janë publikuar gjatë 48 orëve të fundit në një portal informativ, për humbjen e jetës së njërës prej punonjëseve tona më të mira.
Punonjësja M.SH. nuk ka humbur jetën nga aksidenti në punë, sepse nuk ka pasur asnjë aksident në punë.
Punonjësja M.SH. ka ndërruar jetë në mënyrë natyrale në dt. 27 dhjetor 2020. Ambientet tona të punës janë të mbikëqyrura 24 orë me kamera. Kjo është lehtësisht e verifikueshme.
Duke përgënjeshtruar me forcë lajmet e portaleve gjobëvënëvse të cilat nuk njohin kufij apo normë morali profesional, i shprehim ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe të dashurve të M.SH.
“Big Alb Group”