Vendosni fjalën kyçe....

Braho: Vota e emigrantëve është e pamundur më 25 prill


Anëtari i Këshillit të Ankesave në KQZ, Ledio Braho, në një intervistë për Report TV, është shprehur skeptik për një votim të emigrantëve që në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Brahos objektivisht është e pamundur që të zhvillohet procesi i votimit edhe për emigrantët në zgjedhjet e 25 prillit.

Braho argumentoi se pamundësia krijohet për shkakt të mungesës së një regjistri i cili tregon se kusht është regjistruar ku.

Vota e emigrantëve është dëshirë e të gjithëve, problemi s’është i KQZ por një problematikë që mbartet ndër vite. Ligji që bën regjistrimin e shtetasve shqiptarë jashtë është i 2016. Para dy muajsh ka dalë një vendim i Këshillit të Ministrave që shfuqizon të vjetrin. Procedura e regjistrimit përveç aplikimit në e albania ka dhe të tjera procedura. Në momentin që nuk ka një regjistër është e pamundur për komisionin rregullator. Objektivisht e pamundur vota e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit. Sepse nuk ka një regjistër për të treguar se kush është regjistruar ku. Sepse vota hidhet aty ku je regjistruar dhe jo ku banon“-tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *