Gjashtë persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit në vend lidhur me pandeminë Covid-19.
Sipas njoftimit zyrtar viktimat janë mjeku 73 vjeçar Hiqmet Musta; 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Berati të moshave 65-88 vjeç.
Nga 2682 testime të kryera janë zbuluar 574 raste të reja me koronavirusin e ri. Në katër spitalet covid në Tiranë po trajtohen 286 persona nga të cilët 21 janë në terapi intensive me 5 të intubura.