Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Për t’u dekretuar Xhaçka duhet zhdekretuar Rama


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një intervistë për emisionin “Tempora” komentoi lëvizjet e fundit në qeveri dhe rolin e tij për dekretimin e tyre.

Për rastin konkret të largimit të Gent Cakajt, Meta tha se për emërimin e znj.Olta Xhaçka mund të vijë vetëm nëse zhdekretohet Ministri i Jashtëm Edi Rama.

“Për rastin konkret, kemi të bëjmë me një zv.ministër, i cili ka dhënë dorëheqjen dhe nuk ka lidhje me ministren e Jashtme në rastin konkret. Duhet të vijë kërkesa për zhdekretimin e ministrit të jashtëm Edi Rama, i cili është ministër i Jashtëm dhe emërimi i ministres së re është i lidhur me zhdekretimin e tij si ministër i Jashtëm. Nuk ka lidhje me detyrën e zv.ministrit. Ai është një akt vullnetar“, u shpreh presidenti Meta për “Tempora”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *