Ndahet nga jeta një tjetër mjek në vendin tonë, si pasojë e Covid-19.
Bëhet fjalë për mjekun e njohur nga Kavaja, Hiqmet Musta, i cili ka shërbyer për vite me radhë si radiolog.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur kolegu i tij, mjeku Drini Bardhi përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Të qofte dheu i lehtë kolegu i nderuar, Dr.Hiqmet Musta.
Radiolog i saktë, fjalëpak, nga ata mjekë qe po i mungojnë gjithmonë e më shumë spitalit tonë. Për fat të keq virusi vazhdon të marrë jetë njerëzish dhe mjekësh!Allahu na bashkoftë në xhehnet!”, shkruan dr.Bardhi.