393 qytetarë në vend janë gjobitur me nga 30 mijë lekë të vjetra pasi janë kapur pa maskë mbrojtëse.
Në njoftimin e policisë bëhet me dije se një subjekt është ndëshkuar me 10 milionë lekë për thyerje të protokolleve të sigurisë.
Ndërkohë 23 persona në vend janë gjobitur me nga 100 mijë lekë pasi janë kapur duke lëvizur pas orës 20:30 të mbrëmjes, kohë kur hyn në fuqi ora policore.