Vendosni fjalën kyçe....

Përveç ministrave, qeveria Rama ndryshime edhe në nivel zv.ministrash


Qeveria Rama ditën e sotme pësoi ndryshime, ku iku Gent Cakaj si ushtrues i detyrës së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, dhe në vend të tij u emërua Olta Xhaçka, ndërsa në Ministrinë e Mbrojtjes u emërua Niko Peleshi.

Por nuk ishin të vetmet këto ndryshime, pasi edhe në rang zv.Ministrash ka pasur lëvizje. Kështu, është larguar nga detyra Sokol Dedja nga MEPJ-ja ndërsa në Ministrinë e Brendshme është emëruar Andi Mahila.

Vendimi:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë

30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e

Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Sokol Dedja, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *