Vendosni fjalën kyçe....

Premtimi i PD-së, studentët dhe të ardhurat për frymë


Nga Irena Beqiraj

Një premtim i programit të djathtë është dyfishimi i të ardhurave për frymë në harkun e tetë viteve.

Sa duhet të jetë rritja ekonomike mesatare në vit që të realizohet kjo rritje brenda harkut të 8 viteve?

Një student i vitit të dytë financë duke përdorur funksionin e vlerës së ardhme, i lumtur më përgjigjet: Profesoreshë që të adhurat të dyfishohen ne 8 vjet norma mesatare vjetore  rritjes  duhet të jetë 8.67% në vit.

Pra PD po premton që do të rritemi me 8.67% në vit. Por le t’i hedhim një sy rritjes ekonomike që prej vitit 2000. Rritja maksimale ka qënë 8.3 % vetëm një vit në vitin 2001. As demokratë e as socialistë , as akademikë e as profesorë, nuk e kane gjetur celsin e një rritje mesatare me 8.67%, në tetë vite, megjithë akrobacitë që janë bërë me taksat.

Biles që kur kemi hyrë tek vendet me ta ardhura të mesme, pa rritur produktivitetin, i cili është funksion i teknologjisë dhe dijes, vështirë të kemi norma rritjeje të kënaqshme qoftë edhe deri 5.5% në vit.

Kush është çelsi i rritjes në 8 vjet me mesatarisht me 8.67%?

Karshi detajeve janë të vëmendshme vetëm vajzat. Edhe ja tek ja beh një prej tyre: Nëse nuk ka asnjë mundësi të rritemi me 8,67% në vit, ndoshta PD pret të ulet numri i popullsisë, në mënyrë që të dyfishohen të ardhurat për frymë.

Gazetarët mund të ndihmojnë studentët e mi të gjejnë përgjigje nga hartuesit e programit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *