Vendosni fjalën kyçe....

Rama bën bilancin e OFL-së për 2020-ën: Goditëm 30 banda e 1713 pasuri


Kryeministri Edi Rama ka folur ditën ë sotme në konferencën e përjavshme “Ekonomia në fokus”, ku kabërë bilancin e operacionit Forca e Ligjit përgjatë këtij viti.

Rama deklaroi se OFL-ja ka sekuestruar 1713 pasuri kriminale si dhe se ka goditur 30 grupe kriminale.

Ai përmendi dhe numrin e vrasjeve përgjatë vitit 2020, duke thënë se përgjatë 11 muajve janë regjistruar 7 vrasje më pak se vitin e kaluar.

“Ka vijuar intensivisht lufta kundër krimit të organizuar. Kulmi i kësaj lufte ka qenë veprimtaria e OFL, që aktualisht numëron sekuestrimin e 1713 pasurive dhe referimin në SPAK të 223 rasteve.

Ndërkohë, 103 anëtarë të organizatave kriminale janë arrestuar dhe janë 30 grupe të goditura, si dhe 628 pasuri të sekuestruara. Nga ana tjetër, edhe këtë vit numri i vrasjeve me dashje vijon të jetë në rënie, janar-nëntor 2020 ishin 45 vrasje, 7 më pak se vitin e kaluar. Në vitin 2012 kemi pasur 126 vrasje, sot kemi 2.5 herë më pak.

Nëse i referohemi mesatares së disa viteve përpara se sa të merrnim detyrën, jemi gjysmë për gjysmë. E keqja harrohet shpejt, e mira s’ka fund, por nga një vend ku kishte mesatarisht 1 vrasje në çdo 2-3 ditë, kemi një vend që po stabilizohet pranë mesatares së BE”, ka deklaruar Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *