Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vaksinimi kundër koronavirusit në vendin tonë do të nisë në muajin janar dhe duket i bindur në këtë, edhe pse ende nuk ka firmosur asnjë marrëveshje. Ai thotë se Shqipëria është pranë një marrëveshjeje të shkruar që pas takimit të tij në Nju Jork me bosin e “Pfizer”-it.
Rama shtoi se po bën të gjitha përpjekjet për të siguruar vaksinën përkundër akuzave të opozitës, ndërsa bëri gjithashtu një krahasim me Italinë e cila ka nisur procesin e vaksinimit para disa ditësh.
“Jemi në përpjekje për të marrë vaksinën, më vjen keq kur dëgjoj lloj lloj teorish, sepse situata e përgjithshme është shumë domethënëse sa i përket një ngërçi të përgjithshëm në raport mes kërkesës dhe ofertës, mbani parasysh një shifër se mbase ndihmon për të kuptuar panoramën. Italia, e cila ka nisur vaksinimin 2- 3 ditë më parë ka në dispozicon 9700 vaksina, kjo ka qenë partia e parë e dozave që ka marrë Italia, vend i BE-së, me një popullsi të konsiderueshme ka nisur vaksinimin me 9700 doza.
Ne ndërkohë, çka ka ndodhur në nivelin euripian është se partia e parë e dozave të disposponueshme është ndarë në një mënyrë apo një tjetër mes vendeve të BE-së dhe iu është lënë vendeve që të negociojnë me vende, palë të tjera për të ndarë nga paketa e tyre. Nga ana tjetër, ça nuk dëgjon këtu, dua t’ju bëj me dije se kompanitë bëjnë marrëveshje të cilat sidoqoftë janë të lidhura me shtetet, nuk ka një marrëveshje tani e cila bëhet drejtpërdrejtë me kompninë dhe në mënyrë bilaterale ti blen sipas asaj që ofron.
Por marrëveshja është e lidhur me shtetet me të cilat Pfizer ka vendosur vijat e para të komunikimit dhe kur them shtet kam parasysh BE-në si një entitet i tërë, dhe duhet të keni parasysh që dhe SHBA-ja ka një ndalesë me një akt të presidentit që asnjë dozë nuk mund të dalë nga SHBA-ja dhe ky ngërc i takon vetëm fazës së parë, fillimit se prodhimi do të rritet në fazë eksponenciale.
Ne jemi të bindur që do të fillojmë vaksinimin pa pritur që të kalojë ky ngërç, do e fillojmë brenda janarit dhe kam tendecë të besoj që në mes të janarit do jemi në gjendje të fillojmë vaksinimin me mjekë e infermierë dhe më pas në grupet e tjera vunerabël, mësues, punonjës policie dhe më të moshuarit, jemi në diskutime dhe me Modernan dhe AstraZenerca dhe besoj që shumë shpejt do finalizojmë marrëveshjen me Pfizer dhe kjo është arsyeja se përse kjo mbetet në këtë fazë një punë intesive diplomatike dhe komunikimi në të katërta anët.
Nuk ekziston asnjë mundësi për të bërë kontrata direkte të palidhura me strategjinë e përgjithshme dhe ata që kanë akses kanë hyrë në kornizën e strategjisë së përgjithshme, jemi shumë pranë të një marrëveshje të shkruar që kemi filluar që nga takimi në Nju Jork”, deklaroi Rama.