Kryeministri Rama ka bërë të tjera ndryshime në qeveri.
Ai ka rikthyer Niko Peleshin, tashmë në drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke zëvendësuar në këtë pozicion Olta Xhaçkën.
Ndërkohë ministri i Jashtëm në detyrë, Cakaj, është larguar nga posti që mban duke u kthyer në kabinetin e kryeministrit.
“Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes.” – shkruan Rama.