Vendosni fjalën kyçe....

Rusia i vë ultimatum Navalny-t: Ktheu ose të pret burgu


Rusia i ka kërkuar Alexei Navalny-t, një nga kritikët kryesorë të Presidentit Vladimir Putin që të kthehej në vend.

Navalny u dërgua në Gjermani për trajtim në muajin gusht pas një helmimi, që ai e quan një tentativë për ta vrarë.

Siç shkruan Reuters, Rusia ka thënë se nuk ka parë asnjë provë që Navalny ishte helmuar dhe ka mohuar çdo përfshirje në incident.

Shërbimi Federal i Burgjeve (FSIN) të hënën akuzoi Navalny-n për shkeljen e kushteve të një dënimi me kusht me kusht, për një dënim që daton që nq vitin 2014, dhe për të shmangur mbikëqyrjen e autoritetit të inspektimit penal të Rusisë.

Duke cituar një artikull në botimin mjekësor britanik “The Lancet” në lidhje me trajtimin e tij, FSIN tha se Navalny ishte liruar nga spitali në Berlin më 20 shtator dhe se të gjitha simptomat e sëmundjes së tij ishin zhdukur në 12 tetor.

“Prandaj personi i dënuar nuk po i përmbush të gjitha detyrimet e vendosura mbi të nga gjykata, dhe po i shmanget mbikëqyrjes së Inspektoratit Penal.”- tha FSIN.

Navalny është i dënuar me burg tre vjet e gjysmë për një rast vjedhjeje që ai thotë se ishte i motivuar politikisht. Periudha e tij e lirimit me kusht skadon më 30 dhjetor.

Shërbimi i burgut tha në një deklaratë të hënën vonë se e kishte thirrur Navalny-n për të raportuar në autoritetin e inspektimit dhe se dënimi i tij me kusht mund të ndryshohej në një burg të vërtetë nëse shkeljet e tij të dyshuara provohen si të vërteta.

Shërbimi i burgut nuk përmendi asnjë afat, por Navalny postoi një screenshot të një mesazhi për avokatin e tij, i cili i tha se ai kishte kohë deri në orën 09:00 të martën për t’u kthyer dhe të paraqitej në një zyrë në Moskë.

Zëdhënësja tij, Kira Yarmysh tha se ishte e pamundur që Navalny të kthehej në kohë, se ai ishte akoma duke u rimarrë pas helmimit të tij dhe akuzoi shërbimin e burgut se kishte vepruar me urdhra nga Kremlini.

“Nuk ka asnjë mënyrë që ai të paraqitet nesër në Inspektoratin Penal të Moskës. Por, a kujdeset vërtet FSIN për arsyen? Atyre iu dhanë një urdhër, ata po e përmbushin atë.”, shkroi ajo.

Kremlini ka thënë se Navalny është i lirë të kthehet në Rusi në çdo kohë si çdo shtetas tjetër rus.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *