Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në pesë numri i viktimave nga tërmeti 6.3 ballë në Kroaci (Foto/Video)


Pesë viktima janë raportuar deri tani nga tërmeti 6.3 ballësh që goditi Kroacinë paraditen e sotme.

Më shumë se 20 persona kanë mbetur të plagosur deri tani ndërsa ekipet e emergjencës e zjarrfikësit vijojnë kërkimin nën rrënoja për të mbijetuar.

Sipas autoriteteve, në qytetin e Petrinjës raportohet se ka ndërruar jetë një 12-vjeçare. I njëjti qytet u godit nga një tërmet 5.2 ballësh të hënën duke lënë pas vetëm dëme materiale.

Katër viktimat e tjera kanë humbur jetën në një fshat pranë Petrinjës, sipas televizionit shtetëror, HRT. Kryebashkiakja e Petrinjës ka deklaruar se gjysma e qytetit është shkatërruar dhe nuk ekziston më.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *