Vendosni fjalën kyçe....

Sonila Bejtja betohet sot në Presidencë dhe merr zyrtarisht detyrën e re


 

Sonila Bejtja është thirrur sot në Presidencë për të bërë betimin dhe për të marrë zyrtarisht detyrën si anëtarja e shtatë e Gjykatës Kushtetuese.

Ceremonia e betimit pritet të bëhet mesditën e sotme.

“Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, ka vendosur që:

Zonja Sonila Bejtja, anëtare e emëruar e Gjykatës Kushtetuese, të thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, ditën e martë, në datë 29.12.2020, ora 12:30″, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Sonila Bejtja u dekretua ditën e djeshme si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, menjëherë pas marrjes së listës me kandidaturën.

Kështu Bejtja bëhet gjyqtarja e 7 në Gjykatën Kushtetuese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *