Deputeti Andi Përmeti është shëruar nga koronavirusi. Pas 61 ditësh në luftë për jetën si pasojë e infektimit me Covid 19, deputeti falenderon gruan e tij që i ka qëndruar mbi kokë gjatë gjithë kësaj kohe.
Ai ka publikuar një foto krah të shoqes në Facebook, ku shprehet se sot nuk festojnë vetëm ditëlindjen e saj, por edhe fitimin e betejës së gjatë me virusin.
“Tashme mund te festojme!
Gezuar ditelindjen Fjona! U befsh 100 vjec!Tashme mund te festojme, jo vetem ditelindjen tende por edhe fitimin e betejes 61 ditore ndaj Covid-19. Nje beteje e luftuar dhe e fituar nga te dy. Perdite, prane meje, duke me mbushur me buzeqeshje dhe genjeshtra te bardha se sa mire isha dhe se sa po permiresohesha ndersa maska dhe veshja anti-Covid te mbulonin friken e ndonje lajmi te kobshem qe mund te merrje nga momenti ne moment. Ti i’a dole mes ankthit dhe frikes te me mbaje me shprese, qe asgje e keqe s’do te me ndodhte dhe une e fitova betejen time i mbushur me guxim nga shpresa qe ti me jepje perdite duke me qendruar prane!
Fitorja e betejes ishte e imja po aq sa e jotja. Se bashku ia dolem.
Tashme mund te festojme! Gezuar!”- shkruan Përmeti.