Vendosni fjalën kyçe....

Tentojnë ta grabisin, modelja ruse e tremb hajdutin duke i bërtitur në gjuhën e saj


Keni menduar ndonjëherë se çfarë do të bënit nëse dikush do të përpiqej t’ju grabiste në rrugë? Epo, një modele ruse në Nju Jork arriti të largohej pa dëme, kjo vetëm duke bërtitur në gjuhën e saj amtare.

Duke shkruar në Instagramin e saj, Anya Lesun shpjegoi se si një “i ri i veshur shumë mirë” i kishte kërkuar asaj disa para dhe më pas e kishte goditur me grusht kur ajo kishte refuzuar.

Sipas modeles, hajduti i mundshëm kërcënoi gjithashtu qenin e saj Mishën. “Unë e shtyva atë prapa dhe fillova ta mallkoja në Rusisht.”- shkroi Lesun në Instagramin e saj. “Unë mund ta shihja se ai nuk priste ndonjë rezistencë, kështu që ai më thirri kurvë dhe falë Zotit u largua”.

Lesun tregoi se shpëtoi e padëmtuar.

Tentativa për vjedhje ndodhi në lagjen SoHo të Nju Jorkut, një zonë e Manhatanit e njohur për pazaret.

“Unë jam e shkollës së vjetër. Në botën time, burrat nuk u kërkojnë grave para. Ata nuk përpiqen të godasin gratë. Ky djalë për mua nuk ishte njeri. Ai ishte thjesht një mumje në këmbë, pa asnjë ndjenjë dinjiteti”.- tha modelja, citon RT.

Anya Lesun është me origjinë nga Novouralsk, një qytet afër Ekaterinburg në Rusi. Ajo ka garuar për Miss në vitin 2014 në Rusi dhe tani punon si modele në Nju Jork.

Në vitin 2018, ajo u zgjodh të përfaqësonte kompaninë amerikane të makinave Cadillac, duke shfaqur në reklamën e tyre televizive.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Anya Lesun (@anyalesun)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *