Një fëmijë raportohet se ka humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm 6.3 ballësh që goditi Kroacinë ditën e sotme. Lëkundjet e fuqishme u ndjenë në kryeqytetin e vendit Zagreb e rrethinat e tij si dhe në zonat përreth.
Sipas mediave kroate një fëmijë raportohet se ka humbur jetën pasi lëkundjet rrëzuan dy kopshte fëmijësh, njëri prej të cilëve nuk kishte njeri brenda. Tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta materiale ndërsa pamjet u shpërndanë në rrjetet sociale.
Qyteti i Petrinjas është një nga më të goditur nga tërmeti e pritet që kryeministri i vendit të shkojë të kryejë një vizitë ditën e sotme për të parë më nga afër situatën.