Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 493 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 82.794.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 15 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.488.
Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 60.706, përfshirë 450 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 19.600
Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.366 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 399.163.