Barcelona ka mbyllur një nga vitet më të këqinj të dekadave të fundit me një rezultat që tregon më së miri vuajtjet e katalanasve gjatë 2020.
Me Mesin e dëmtuar, ekipi i Ronald Kuman ka vuajtur përsëri që të shfaqë lojën e vet dhe është ndalur në shtëpi në një barazim 1-1 përballë Eibar, një skuadër e cila luan për mbijetesë.
Ekipi katalanas ishte në vështirësi të mëdha në fazën ofensive, duke mos arritur të finalizonte aksionet me Grizman të kthyer në një lojtar të zakonshëm pa fantazinë e argjentinasit pas krahëve të tij.