Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet brenda një valixheje trupi i pajetë i një gruaje në Athinë


Një grup gjuetarësh kanë gjetur një valixhe me trupin e një gruaje të dekompozuar brenda saj, të martën pasdite në një zonë pyjore në Vilia, në Greqi.

Departamenti i Krimeve kundër Jetës së Sigurimit të Atikës dhe Hetimeve Kriminologjike, po kryejnë hetimet.

Siç shkruajnë mediet greke, kufoma e gruas fatkeqe ishte palosur në valixhe dhe jo e copëtuar, e veshur vetëm me të brendshme. Ajo duket se nuk ka ndonjë shenjë karakteristike në trupin e saj, nuk ka flokë të gjatë as të shkurtër por një gjatësi të ndërmjetme dhe në shikim të parë duket se është padyshim nën moshën 40 vjeç.

Trupi i saj do të transferohet në Shërbimin e Mjekësisë Ligjore të Athinës, ku do të kryhet autopsia për të përcaktuar mënyrën e saktë në të cilën ajo humbi jetën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *