Vendosni fjalën kyçe....

Hëngrën karamele me kanabis, dy vajza në Londër përfundojnë në spital


Dy vajza në Londër janë dërguar me urgjencë në spital pasi kanë ngrënë karamele me kanabis.

Siç shkruan “The Sun”, dy të rejat kanë patur “të përziera dhe halucinacione” pasi kanë ngrënë ëmbëlsira kanabisi të cilat ishin “50 herë më të forta se një dozë”.

Policët u thirrën nga punonjësit e ambulancës pasi dy vajzat kishin të përziera, hiperaktivitet, rrahje të forta të zemrës dhe halucinacione.

Policia tha se vajzat kishin ngrënë ëmbëlsira me “nivele të fuqishme” të lëndës narkotike, të cilat janë “të paligjshme”.

Kjo vjen pasi prindërit u paralajmëruan për ëmbëlsira të ngjashme me kanabis në dukje të pafajshme, por që kishin dërguar 13 adoleshente në spital në muajin tetor.

Ëmbëlsirat duket se janë të paketuara për fëmijë, por në të vërtetë kanë nivele të rrezikshme të lëndës narkotike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *