Vendosni fjalën kyçe....

Holanda raporton rritjen më të madhe të shkallës së vdekjeve që nga Lufta e Dytë Botërore


Holanda ka raportuar rritjen e saj më të lartë të vdekjeve që nga Lufta e Dytë Botërore për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas Statistikave të qeverisë holandeze, mbi 162,000 vdekje janë regjistruar këtë vit nga 17 milionw njerëz në vend – një rritje prej 13,000 vdekjesh krahasuar me njw vit tw zakonshwm.

“Në 51 javët e para të vitit 2020, 162 mijë banorë të Holandës vdiqën, 13 mijë më shumë se sa pritej.” – deklaroi Zyra e Statistikave tw Holandës (CBS).

Një rritje e tillë nuk është vërejtur që nga Lufta e Dytë Botërore.

Mbi 11,000 vdekje janë regjistruar lidhur me Covid-19 në Holandë – nga më shumë se 780,000 raste të regjistruara të koronavirusit – sipas statistikave zyrtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *