Vendosni fjalën kyçe....

Jack Ma humbet 11 miliardë dollarë, Kina forcon mbikëqyrjen e kontrollet ndaj biznesmenit


Jack Ma, njeriu më i pasur në Kinë ka humbur 11 miliardë dollarë në vetëm dy muaj. Masat dhe kontrollet e qeverisë kineze ndaj bizneseve të tij, duke përfshirë gjigantin e tregtisë elektronike Alibaba dhe platformën e pagesave në internet Ant Group, e kanë goditur rëndë.

Pasuria neto e Jack Ma ra në 50.9 miliardë dollarë përkundrejt një kulmi prej 61.7 miliardë dollarësh në fillim të këtij viti, sipas indeksit të miliarderëve, Bloomberg. Humbjet e fundit e rrëzuan atë në vendin e 25-të në listën e 500 njerëzve më të pasur në botë dhe ai tani është i katërti midis miliarderëve të Kinës.

Problemet e manjatit të teknologjisë filluan pasi kompania që ai bashkëthemeloi, Ant Group, u pezullua papritmas në nëntor. Regjistrimi i dështuar i dyfishtë në Shangai dhe Hong Kong, i zhyti aksionet e Alibaba. Alibaba, e cila gjithashtu u themelua nga Ma, zotëron afërsisht 33 përqind të aksioneve në Ant Group.

Të dy kompanitë janë përballur me një vëzhgim më të ashpër ngaPekini zyrtar. Javën e kaluar, rregullatori antitrust i Kinës hapi një hetim ndaj Alibabas mbi praktikat e dyshuara të monopolit që detyruan tregtarët të shesin mallrat e tyre nteë Alibaba duke shmangur platformat rivale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *