Këshilli Kombëtar i Territorit ka vendosur të mbyllë vitin 2020 me një numër rekord vendimesh ku përfshihen nga parqet fotovoltaikë tek komplekset turistikë. Në mbledhjen e fundit të datës 28 dhjetor bien në sy disa prej pikave të rendit të ditës ku së pari miratimi i lejes infrastrukturore për ndërtimin e rrugës Porti i Jahteve Orikum-Dukat.
Ky projekt është pjesë e paketës së partneriteteve publike private të dhëna nga qeveria viteve të shkuar në projekte infrastrukture. Kompania që do ta zbatojë është Gjikuria dhe aksi është 14.7 milometra me një kosto 51 milionë euro.
Një tjetër vendim është ai për një impiant fotovoltaik në zonën e Fierit i pagëzuar i Blue 1 dhe Blue dy dhe që do të zbatohet nga dy kompani Matirx Konstruksion dhe Blessed Investment. Kujtojmë që pak kohë më parë MIE publikoi në faqen e saj shprehjen e interesit nga këto dy kompani për një impiant 50 MW në zonën e Sheq Marinas.
KKT ka miratuar edhe një sërë planesh vendore, leje zhvillimi për restorte turistike si dhe ndryshimin e projektit për landfillin e Tiranës nga kompania koncesionare.
Interes i lartë për resorte
Ndërtimet pritet të vijojnë me ritme të larta, si për komplekse, ashtu dhe për godina rezidenciale.
Është miratuar leja e zhvillimit për objektin: “Porti turistik dhe i shërbimeve “Marina Limion” dhe Kompleksi turistik “Marina Bay Saranda” me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues shoqëritë “Concord Investment” sh.p.k, “Marina Limion” sh.p.k. dhe “Marina Bay Saranda” sh.p.k. një tjetër kompkejs turistik në Sarandë, për të cilin është miratuar lejë zhvillimi është: “Resorti Turistik me parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues shoqërinë “Alb-Star” sh.p.k. Leje.
Është miratuar gjithashtu dhe leja e Zhvillimit për objektin: “Green Coast Resort 2”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k.
Në Himarë do të ndërtohet objekti: “Delta Falaise Resort & Village”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues shoqërinë “Delta” sh.a. Tjetër hotel po në Himarë është “Hotel Soli-Suite në Dhërmi”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues shoqërinë “Euro-Star-1” sh.p.k.
Interes ka edhe për Gjirin e Lalzit me “Kompleksin Rezidencial Turistik “Lalzi Marina SeaSide”, me zhvillues shoqërinë “Sviluppo Mare 1” sh.p.k. Leje Ndërtimi jepet dhe për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh, Qerret”, me vendndodhje në Bashkinë Kavajë, me zhvillues shoqërinë “Vezi Group” sh.p.k.
Në Kavajë do të ndërtohet “Divine Pine Resort and Spa”, me zhvillues shoqërinë “Shtini-4” sh.p.k. Leje ndërtimi janë dhënë dhe për hotele e komplekse në Shkodër e Velipojë.
Kulla te ekspozita merr lejen e zhvillimit
KKT ka miratuar dhe lejen e zhvillimit për objektin: “Godinë polifunksionale “Green Tower”, me vendndodhje në bulevardin “Gjergj Fishta”, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Titan Konstruksion” sh.p.k. Sipas informacioneve të mëparshme, leja e ndërtimit është dhënë në nëntor 2019. Ndërtesa do të jetë 24 kate dhe do të ngihet mbi ish ekspozitën Shqipëria sot. Projekti nga mario cucinella architects (MCA) për një klient privat pritet të përfundojë në 2023.
Ndërtime te Bulevardi i ri dhe të tjera në kryeqytet
Ndërtimet pritet të zgjerohen edhe në Bulevardin e Ri.
Sky Invest” sh.p.k. ka marrë Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë rezidenciale Tirana Boulevard”, me vendndodhje në bulevardin e ri, Bashkia Tiranë.
Në bulevardin “Gjergj Fishta”, Bashkia Tiranë ka marrë Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh”, shoqëria “Kastrati Construction” sh.p.k.
Leje Ndërtimi është dhënë për “Godinën me funksion Hotel “Nova Hotel Five Star”, zyra dhe shërbime”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues “Ferro Beton & Construction CO” sh.p.k.
Vendimet e KKT
Për miratimin e Planeve të Detajuara për Zonat e Rëndësisë Kombëtare në bregdet: “Baks-Rrojll dhe Rana e Hedhur-Port Shëngjin”.
Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Patos.
Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Peqin.
Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Delvinë.
Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Libohovë.
Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Sarandë.
Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Kavajë.
Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Librazhd.
Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Shkodër.
Për miratimin e kufijve të zonave të mbrojtura.
Leje Infrastrukture për ndërtimin e objektit: “Rigjenerim urban i Sheshit të Flamurit”, me vendndodhje dhe zhvillues Bashkinë Vlorë.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rikonstruksion i urës së Leklit”, me vendndodhje në Bashkinë Tepelenë, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rikonstruksion i urës së Vorës”, me vendndodhje në Bashkinë Vorë, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Leje Infrastrukturore për objektin: “Ndërtimi i rrugës Porti i Jahteve-Bypass Orikum-Dukat (Ura e Shën Elizës)”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me zhvillues shoqërinë koncesionare “Rruga Orikum-Llogara” sh.p.k.
Leje Infrastrukturore për objektin: “Ndërhyrje e integruar për përmirësimin e aksesit, sherbimeve dhe rikualifikimit urban në Zonën e Plazhit-Palasë-Dryhmades”, me vendndodhje dhe zhvillues Bashkinë Himarë.
Leje Infrastrukturore për objektin: “Rikualifikimi i fshatit Theth”, me vendndodhje dhe zhvillues Bashkinë Shkodër.
Leje Infrastrukturore për objektin: “Rehabilitimi i Segmentit Rrugor Theth – Nderlysaj”, me vendndodhje dhe zhvillues Bashkinë Shkodër.
Leje Infrastrukturore për objektin: “Përmirësimi i infrastrukturës turistike në zonën “Ujrat termale të Bënjës” , me vendndodhje në Bashkinë Përmet, me zhvillues Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.
Leje Infrastrukturore për objektin: “Përmirësimi i infrastrukturës turistike në zonën “Zvërnec-Nartë” , me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me zhvillues Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Diga e ujëmbledhësit Spitallë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues shoqërinë “Ndërmarrja Rruga”.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Diga e ujëmbledhësit Arapaj”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ndërmarrja Rruga”.
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks i ri rezidencial i stafit diplomatik të Ambasadës së Kuvajtit”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Ambasadën e Shtetit të Kuvajtit.
Leje Zhvillimi për objektin: “Parku fotovoltaik Blue 1 dhe Blue 2”, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me zhvillues shoqërinë “Matrix Konstruksion” sh.p.k dhe “Blessed Investment’ sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i PKK Qafë-Botë dhe rehabilitimi i zonës përreth”, me vendndodhje në Bashkinë Konispol, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Burgut të Pojskës”, me vendndodhje në Bashkinë Pogradec, me zhvillues Ministrinë e Drejtësisë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksioni i linjës së galvanizimit të çelikut” me vendndodhje në Bashkinë Elbasan, me zhvillues shoqërinë “CËI- Albania” sh.a.
Leje Zhvillimi për objektin: “Porti turistik dhe i shërbimeve “Marina Limion” dhe Kompleksi turistik “Marina Bay Saranda” me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues shoqëritë “Concord Investment” sh.p.k, “Marina Limion” sh.p.k. dhe “Marina Bay Saranda” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Resort Turistik me parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues shoqërinë “Alb-Star” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë me funksion hoteleri”, me vendndodhje në Ksamil, Bashkia Sarandë, me zhvillues Znj. Dhurata Paguna.
Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë me funksion hoteleri”, me vendndodhje në Ksamil, Bashkia Sarandë, me zhvillues Z. Dritan Zihni Myderizi, Znj. Anita Zihni Myderizi dhe Znj. Hajrie Demir Myderizi.
Leje Zhvillimi për objektin: “Delta Falaise Resort & Village”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues shoqërinë “Delta” sh.a.
Leje Zhvillimi për objektin: “Green Coast Resort 2”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel Soli-Suite në Dhërmi”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues shoqërinë “Euro-Star-1” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi, Potam, Himarë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues shoqërinë “Andi” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe pishina, Dhërmi”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues Z.Vladimir Teta.
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks Rezidencial Turistik “Lalzi Marina SeaSide”, Hamallaj, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues shoqërinë “Sviluppo Mare 1” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me funksion hotel “Ëave Hotel”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues shoqeria “LTD Co” sh.p.k.
Për miratimin e shtyrjes së afatit për objektin: “Ndërtimi i kompleksit turistik San Pietro, Komuna Ishëm, Qarku Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Concord Investment” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh, Qerret”, me vendndodhje në Bashkinë Kavajë, me zhvillues shoqërinë “Vezi Group” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Divine Pine Resort and Spa”, me vendndodhje në Bashkinë Kavajë, me zhvillues shoqërinë “Shtini-4” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel Velipojë”, me vendndodhje në Bashkinë Shkodër, me zhvillues Z. Gjon Shkambi.
Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë hotelerie dhe kompleks pishinash në Pulaj”, me vendndodhje në Bashkinë Shkodër, me zhvillues shoqërinë “Edra-06” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë polifunksionale “Green Toëer”, me vendndodhje në bulevardin “Gjergj Fishta”, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Titan Konstruksion” sh.p.k.
Për një ndryshim në Lejen e Zhvillimit për zonën e Bulevardit, Parkut Qendror dhe Lumit të Tiranës, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Bashkinë Tiranë.
Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë rezidenciale Tirana Boulevard”, me vendndodhje në bulevardin e ri, Bashkia Tiranë, me zhvillues “Sky Invest” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh”, me vendndodhje në bulevardin “Gjergj Fishta”, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Kastrati Construction” sh.p.k.
Leje Ndërtimi: “Godinë me funksion Hotel “Nova Hotel Five Star”, zyra dhe shërbime”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues “Ferro Beton & Construction CO” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerim i rrjetit të komunikimeve elektronike të Operatorit One Telecommunications nëpërmjet shtimit të antenave për 6 stacione bazë të emërtuara: 1. Fresku 2_0176; 2. Fllaka 1603; 3. Durres Center 1632, 4. Rrëshen city 1552; 5.Vlora Camp 1663; 6. Fari Complex 0240”, me vendndodhje në Bashkitë Tiranë, Durrës, Mirditë dhe Vlorë, me zhvillues shoqërinë “One Telecommunications” sh.a.
Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerim i rrjetit të komunikimeve elektronike të Operatorit One Telecommunications, nëpërmjet shtimit të antenave për 10 stacione bazë të emërtuara: 1. Shkodra SE 1671, 2. Skuraj 1712, 3. Stadiumi Neë 0222, 4. Elbasani South 1653, 5. Shijaku City 1450, 6. Thumana Neë 1467, 7. Vlora Çole 1591, 8. Elbasani NEË 1652, 9. Radhima South 1661, 10. Ujvara Borsh 1666”, me vendndodhje në Bashkitë Shkodë, Kurbin, Tiranë, Elbasan, Shijak, Krujë, Vlorë dhe Sarandë, me zhvillues shoqërinë “One Telecommunications” sh.a.
Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerim i rrjetit të komunikimeve elektronike të Operatorit Vodafone Albania, nëpërmjet shtimit të antenave për 13 stacione bazë të emërtuara: 1. Ishull Lezhë 1315, 2. Karpen 1316, 3. Petrelë 1317, 4. Laçi CNR_1327, 5. Rogner Poli 1 _1015, 6. Rogner Poli 2_1340, 7. Saranda Porti 1329, 8. 1291 Akademia Reloc, 9. 1304 Delvina CNR Reloc, 10. 1305 Bradashesh, 11. 1306 Garda HQ, 12. 1307 Shkodër North 2, dhe 13.1328 Tuneli i Krrabës”, me vendndodhje Bashkitë Lezhë, Kavajë, Tiranë, Kurbin, Sarandë, Elbasan, Shkodër dhe Delvinë, me zhvillues shoqërinë “Vodafone Albania” sh.a.
Leje ndërtimi për objektin: “Magazinë për aktivitete tregtare dhe përpunim të produkteve ushqimore, Berdicë”, me vendndodhje në Bashkinë Shkodër, me zhvillues Z. Dëfrim Hyseni.
Për miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit për objektin: Ndërtimi i landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues shoqërinë koncensionare “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Përmirësimi i infrastrukturave arsimore, në Bashkinë e Tiranës: “Zona 1, Sheshi 9/1, Rruga “Eshref Frashëri””, “Zona 1, Sheshi 11/2, Rruga “Vangjel Noti”” dhe “Zona 1, Sheshi 11/1, “Rruga Pais Vodica”” me zhvillues Bashkinë Tiranë.
Njoftimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit për Miratimin e Planeve të Detyruara Vendore për Zonat e Dëmtuara dhe Zonat e Reja të Zhvillimit.
Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 03.12.2020 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor