Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në kryeqytet, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person.
Aksidenti ka ndodhur para mesnate pranë vendit të quajtur “Bishti i Zhurit”, ku një automjet doli nga rruga.
“Me datë 29.12.2020, rreth orës 23:20, në vendin e quajtur ‘Bishti i zhurit’, mjeti me drejtues shtetasin A.F., ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit shtetasi A.F., 46 vjeç.”- njofton policia.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rethanave të ngjarjes.