Vendosni fjalën kyçe....

Meta vlerëson At Gjergj Fishtën me dekoratën më të lartë në 80-vjetorin e ndarjes nga jeta


Presidenti Meta ka vlerësuar me urdhrin e lartë ‘Dekorata e Flamurit Kombëtar’, At Gjergj Fishtën. Vlerësimi vjen në 80-vjetorin e ndarjes nga jeta të Fishtës.

Kreu i shtetit shkruan se urdhri më i lartë në vend vjen si shenjë vlerësimi ndaj veprës atdhetare dhe të rolit të jashtëzakonshëm të Fishtës në fushat e gjuhës dhe të letërsisë shqipe, arsimit e kulturës, diplomacisë, politikës e teologjisë.

Po kështe Meta përmend edhe për meritat e tij historike në krijimin e alfabetit shqip dhe në proceset shtetformuese.

“Me rastin e 80-Vjetorit të ndarjes nga jeta, në vlerësim të veprës atdhetare dhe të rolit të jashtëzakonshëm në fushat e gjuhës dhe të letërsisë shqipe, arsimit e kulturës, diplomacisë, politikës e teologjisë, si dhe për meritat e Tij historike në krijimin e alfabetit shqip dhe në proceset shtetformuese, kam sot nderin e veçantë të çmoj me Dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, At Gjergj Fishtën, atdhetarin, historianin, gjuhëtarin e madh, diplomatin dhe iluministin e shquar, për të cilin interesat kombëtare ishin po aq të shenjta, sa vetë besimi që i përkiste.

Nëpërmjet veprave të Tij të çmuara artistike, ai ngriti lart, shpalosi botërisht dhe skaliti në përjetësi vlerat dhe virtytet e veçanta autoktone, si dhe përpjekjet e parreshtura të kombit shqiptar për liri, mbrojtje të trojeve shqiptare dhe të sovranitetit të vendit.

Vepra e Tij e vyer do ta ndriçojë përherë kombin tonë për të tejkaluar çdo sprovë në mbrojtje të Pavarësisë, Lirisë, Demokracisë dhe së ardhmen europiane.” – shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *