Vendosni fjalën kyçe....

Mjeku epidemiolog: Në mars do ketë një rënie të infeksionit nga Covid-19


Mjeku epidemiolog. Ilir Alimehmeti në një intervistë për emisionin Repolitix’ në Report TV, deklaroi se në mar të vitit 2021 pritet që të ketë një rënie të shifrave të koronavirusit.

Sipas Alimehmetit me kalimin e dimrit do ketë rënie të rasteve për shkak edhe se tashmë kemi një përqindje të madhe të të infektuarve.

“Në mars të 2021 do të ketë një rënie të infeksionit, këtë e thonë projeksionet. Sot kemi një orar më të ulët, mungesë shkollat dhe do shohin efektin pas 2 javësh. Janë projeksione, që bazohet mbi disa lloje ekuacionesh, mbi masat që janë vendosur. Do ketë rënie rastesh të qarta, bie me kalimin e dimrit, dimri është frika e madhe dhe pranvera do sjellë këtë, kujtojmë që ky dimër nuk na gjen me 0% të imunizuar, por me një përqindje më të madhe”- tha Alimehmeti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *