Vendosni fjalën kyçe....

Përplasi me makinë 2 këmbësoret në Fier, arrestohet pas dy ditësh shoferi


Policia ka vënë në pranga një 34-vjeçar, lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi dy ditë më parë ku dy këmbësore u përplasën me makinë në zonën e Marinzës, njëra prej të cilave ndërroi jetë.

I arrestuari i identifikuar si Sokol Prifti, dyshohet se ka qenë duke e drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan shtetasin S. P., 34 vjeç, banues në Roskovec pasi në datë 28.12.2020, rreth orës 16:30, në fshatin Marinëz, duke drejtuar automjetin tip ‘Opel Astra’, në gjëndje të dehur, ka aksidentuar shtetaset Z. K., 60 vjeçe dhe N. K., 33 vjeçe, banuese në Marinëz, Roskovec.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dyja shtetaset të cilat u dërguan në spitalin e Fierit dhe të nesërmen ka ndërruar jetë në spital shtetasja Z. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale ‘Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt’.”– njofton policia.

60-vjeçarja Zeqine Kasa, e cila u dërgua në spital pas aksidentit humbi jetën në spitalin e Fierit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *