Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti argjentinas: Tregu i vaksinave covid vlen miliarda euro, Sputnik V po goditet gjeopolitikisht


Presidenti argjentinas Alberto Fernandez ka hedhur poshtë frikën e përdorimit të vaksinws Sputnik V të Rusisë për të vaksinuar popullatën, duke argumentuar se vaksinimi ra viktimë e një fushate shpifjes të drejtuar nga politika.

Konkurrentët janë të etur për të ‘diskredituar njëri-tjetrin’, tha Fernandez për TV Publica në një intervistë të transmetuar të hënën, duke shtuar se tregu i vaksinave të koronavirusit vlen ‘dhjetëra miliarda dollarë’.

“Një luftë tregtare ka nisur dhe ndërsa të gjithë shpresojnë për një vaksinë, ka një debat gjeopolitik rreth asaj se kush e imponon atë. Ata e quajnë atë një vaksinë ruse dhe jo vaksinën Gamaleya.” – tha Fernandez, duke iu referuar zhvilluesit të vaksinws, Instituti i Kërkimeve Gamaleya me bazë në Moskë.

“Ka sektorë politikë që informojnë ose keqinformojnë dhe e përdorin këtë vaksinë si pjesë të lojës së tyre.” – shtoi ai, duke theksuar se si disa lojtarë janë të interesuar të trembin publikun nga marrja e një vaksine dhe po mbjellin dyshime.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *