Vendosni fjalën kyçe....

Pushohet nga puna mjeku Ilir Allkja, i cili denoncoi mungesën e mjeteve mbrojtëse në QSUT


Pushohet nga puna mjeku i Urgjencës Kombëtare pranë QSUT-së Ilir Allkja, i cili gjatë këtyre muajve ka qenë një ndër zërat më kritikë mbi menaxhimin e pandemisë së Covid-19 nga qeveria, duke denoncuar mungesën e mjeteve mbrojtëse dhe nevojës për më shumë staf në Urgjencë.

Siç tregohet edhe në dokumentin e mëposhtëm, vendimi është firmosur nga drejtori i Përgjithshëm i QSUT-së, Enkelejd Joti. Në këtë vendim thuhet se mjeku Allkja ka shkelur “Kodin Etik të Punonjësit”.

Mjeku Allkja ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku shprehet se kryeministri Edi Rama i ka vënë në rresht profesorët e mjekët. Megjithatë nuk përmend shkarkim nga detyra.

“PROFESORËT DO TI DOJA TË RRESHTUAR NË SHKENCË E JO NË PROPAGANDË !

Të lumtë z.kryeministër!

Ti ja dole të nënshtrosh elitën e këtij vendi në mënyrën më origjinale.

Jo si parardhësi yt, jo si Enver Hoxha i cili e internoi, burgosi dhe e pushkatoi !

Ti i vure në rresht para teje profesorët, e i detyrove të të duartrokasin.

Madje i mësove si të trajtojnë sëmundjet, të numërojnë, të klasifikojnë , të punojnë .

Të gjithë kemi parë kryeministren belge Sophie Wilmès e cila nuk u prit fare mirë nga mjekët e infermierët e spitalit Sain-Pierre në Bruksel.

Po kështu kryeministri italian Conte nuk guxon dot të shkojë në ndonjë spital të Italisë, pasi punonjësit e tij do ta kryqëzonin me kërkesa e kritika , dhe me dijeninë time, nga opinionet e kolegëve që punojnë andej, kjo do të ndodhte dhe në Francë e Gjermani .

Të lumtë zoti kryeministër, ti gjunjëzove ata që ne, mjekët e bazës, presim të na udhëheqin në profesion, mgjths asnjëri prej tyre nuk ka publikuar ndonjë artikull për SARS-COV-2 në ndonjë revistë botërore profesionistësh.

Sinqerisht, e prisja angazhimin e tyre në shkencë, dhe bojkotimin e propagandës tënde , por nuk ndodhi. Unë të jam personalisht mirënjohës z. Kryeministër që nuk i detyrove të bien nê gjunjë në asfalt para teje !! (Nuk je aq mizor sa përflitesh !) .”- shprehet Allkja. Kujtojmë se në muajin Mars kur bënte denoncimet mbi kushtet në QSUT mjeku Allkja pati deklaruar se i kanë komunikuar shkarkimin nga detyra, por ende nuk kishte patur një shkresë zyrtare për këtë. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *