Vendosni fjalën kyçe....

Rama akuza Brukselit: Vaksinimi nis në janar, diferencimi që na bëri BE i papranueshëm


Kryeministri Rama ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me kompaninë Pfizer për të nisur vaksinimin në janar.

Në dy postime në Twitter, kreu i qeverisë shkruan se pavarësisht kërkesave të mëdha dhe sasisë ende të vogël të vaksinave, Shqipëria ia doli mbanë që të sigurojë nisjen e vaksinimit.

Kreu i qeverisë cek edhe atë që e quan diferencim të papranueshëm moralisht, politikisht e logjikisht atë që BE-ja i bëri Ballkanit lidhur me vaksinën Covid-19.

“Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar! I papranueshëm moralisht, polikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza.” – shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *