Pas tërmetit që i mori jetën shtatë personave, qeveria shqiptare i ka dhuruar 250 mijë euro Kroacisë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Twitter”.
“Sapo nënshkrova dekretin e Qeverisë së Shqipërisë për t’i dhuruar 250 mijë euro Kroacisë vëllazërore për të ndihmuar në rilindjen e Petrinja, pas tërmetit shkatërrues. Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”, shkruan Rama.
Just signed the Government of Albania decree to donate 250k EURO to brotherly Croatia to help the rebirth of Petrinja after the devastating #earthquake! #Croatia is an example of resilience and a role model for us in its amazing transformation in a proud EU country pic.twitter.com/P71enfTIVH
— Edi Rama (@ediramaal) December 30, 2020
Kroacia është një ndër vendet solidare me Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, duke dhuruar 1 milionë euro.