Shkodra është goditur nga reshje të dendura shiu ditën e sotme.
Një pjesë rrugësh janë të pakalueshme ndërsa janë dëmtuar disa biznese në Velipojë, në katet e para të të cilave ka vërshuar shiu.
Sipas bashkisë, niveli i ujit të lumenjve është në rritje e sipër teksa reshjet e shiut vijojnë.
Njoftimi i Bashkisë së Shkodrës
Informacion në lidhje me situatën e krijuar në territorin e Bashkisë Shkodër nga reshjet e shiut dhe erërat e forta gjatë natës, datë 29.12.2020.
Reshjet e shiut dhe era kanë vazhduar edhe gjatë natës që kaloi. Ka ndërpreje të energjisë për shkak të difekteve pothuaj në të gjithë territorin në zona të veçanta e herë pas here dhe në krejt njësitë admnistrative.
Rruga nga Qafa e Thores është e pakalueshme. Është rritur vështirësia e kalimit edhe në segmentin e Malit të Shoshit-Breg Lumi.
Vazhdon rritja e nivelit të lumenjve (Dajç 4.90;). Ka prezencë uji në pjesën e ulët e territorit, kryesisht në Gaduç (12 ha) NJA Velipojë dhe ndonjë pjesë tjetër.
Ka erozion të vazhdueshëm në Berdicë në NJA Berdicë, Bardhaj në NJA Rrethina, te Mali i Vukatanit në NJA Gur i Zi.
NJA Dajç nuk ka patur energji pothuaj gjatë gjithë kohës përjashtuar intervale shumë të shkurtra kohe. Po ashtu edhe Mali Kolaj në NJA Velipojë.
Në pjesën e territorit urban ka patur disa shqetësime me pemët e lëvizura nga era e fortë.
Grupi i punës pranë Bashkisë Shkodër ka kryer inspektimin në territor gjatë ditës së djeshme dhe po përgatit informacione të detajuara për institucionet sipas fushës së përgjegjësisë.
Ndërkohë inspektimi dhe ndërhyrjet do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj dite për monitorimin e situatës si dhe normalizimin e saj aq sa është e mundur.