Vendosni fjalën kyçe....

Reshje të dendura në Tropojë, ngelen pa energji disa fshatra


Reshjet e dendura të borës në veriun e vendit kanë shkaktuar ndërprerje energjie elektrike në Tropojë.

Më kritike paraqitet gjendja në Parkun Kombëtar të Valbonës ku trashësia e borës ka arritur në mbi 70 centimetra duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e punonjësve të OSHEE-së.

Pa energji kanë mbetur fshatrat e Lekbibajt.

“Nga informacionet e marra nga përgjegjësi i degës së OSHEE-së Tropojë, rrjeti i furnizimit me energji elektrike të Nj.Ad Margegaj dhe aktualisht rrjeti që furnizon Luginën e Valbonës ka pësuar defekte. Këto defekte kanë ardhur si rezultat i erës së fortë dhe sasisë së rënduar të reshjeve të shiut e borës ku në Valbonë shkon deri në 70-80 cm. Aktualisht po punohet nga një grup prej 12 punonjësish të OSHEE-së Tropojë për riparimin e defekteve në këtë rrjet dhe vendosjen e tij në gatishmëri.” – thuhet në njoftimin e Emergjencave Civile të Qarkut Kukës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *